Një pjesë e mirë e vendeve vakante u përkasin posteve drejtuese, ndërkohë nuk mungojnë as ato për specialistë të rangjeve të ulëta.
Pjesa më e madhe e posteve të larta u përket institucioneve qendrore, ndërkohë që një numër i madh vendesh vakante të rangjeve të ulëta janë shpërndarë në disa qarqe të vendit.
DAP ka shpallur edhe afatet e aplikimit, të cilat për disa prej vendeve vakante shtrihen deri në fillim të shtatorit.
Për postet drejtuese, DAP sqarohen se do të plotësohen përmes procedurës së ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele.
Ndërkohë që për vendet e rangjeve të uleta, prioritet do u jepet lëvizja paralele.
Në rast se këto vende nuk plotësohen përmes kësaj procedura, ato janë të hapura për kandidadë jashtë administratës civile.