Kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për KAYO nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore, tha Taulant Balla. Sipas shefit të grupit të PS, objekti përfshin një fushë të gjerë dhe jo specifike hetimi, si dhe mund të krijojë rrezik për mbivendosje ndaj SPAK që ka hapur tashmë një hetim ndaj shoqërisë.

“Fjala nuk kishte fare lidhje me kërkesën. Të gjitha çështjet që keni kërkuar, do t’i gjeni në Pasqyrë Flamingo në ditët në vijim. Sa i përket objektit të propozuar të hetimit që përfshin kontroll bashkëpunimi etj, kërkesa nuk përmbush asnjë kriter kushtetues dhe ligjor për ngritjen e komisionit hetimor. Nuk ka një çështje të veçantë. Objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë, pa shkuar në individualizimin e qartë të fakteve. Objekti synon kontrollin e përgjithshëm të të gjithë veprimtarisë dhe jo hetimin e një çështjeje të rëndësisë publike. Një shtrirje e tillë e objektit nuk përmbush aspak kufijtë e standardeve të hetimit. Nuk ka prova apo indicie të mjaftueshme për hetim parlamentar. SPAK ka një hetim, jua thashë në mëngjes, po jua përsëris dhe në darkë, koha kur hetonim njëri-tjetrin ka përfunduar, Prokuroria të bëjë punën e vet të pandikuar dhe të pavarur. Ekzistenca e një hetimi penal edhe pse nuk përbën pengesë për ngritjen e një komisioni parlamentar, krijon rrezik për mbivendosje. Të fala Kayo karafilit!”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ 14 orë debat për ‘Territorialen’! PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim s’largohet! Sinaj pendohet, Braçe kritika të ashpra! Mbërrin Rama