80-vjet Radio, Muka: Teknologjia
kërcënim, por sa të ketë makina... 

Në 80-vjetorin e fillimit të transmetimeve radiofonike në Shqipëri, njëkohësisht edhe në ditën Botërore të Radios gazetarët më të vjetër radifonikë janë mbledhur së bashku për të përshkruar evolimin dhe rëndësinë e radios. Arben Muka organizuesi i aktivitetit, rrëfen për Report Tv se teknologjia është kthyer në kërcënim për radion, megjithatë vlera e saj nuk do të humbë asnjëherë. 

Nini Mano, gazetarja me një eksperiencë të gjatë në radio Korça tregon për Report Tv esencën e vërtetë të gazetarisë. Edhe kreu i shteti Ilir Meta në ditën e Radios, ka pritur në Presidencë, gazetarë, komentatorë e drejtues të ndryshëm radiosh e sportistë. Në fjalën e tij të rastit, Presidentit u përçoi një mesazh të rinjve dhe prindërve.

Sfida për të edukuar fëmijë dhe të rinj larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit është sfidë e të gjithë shoqërisë ku rol të jashtëzakonshëm luan sidomos radioja e veçanërisht radioja sportive dhe emisionet e saj të bukura”, tha Meta në mesazhin e tij para të pranishmëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit