800 gjimnazistë të Tiranës garë vrapimi te Kodrat e Liqenit! Seferi: E rëndësishme jo të fitosh, por të arrish objektivat e vetvetes

TIRANË- Kjo fundjavë ishte ndryshe për 800 gjimnazistë të kryeqytetit....Ata morën pjesë në aktivitetin sportiv KROS Tirana 2023, të zhvilluar tek parku i Liqenit te Tiranës. Gara e vrapimit prej 2 km e gjysmë, përfundoi me 6 fitues.

Qëllimi i këtij aktiviteti të organizuar nga bashkia Tiranë dhe Kongresi Rinor Kombëtar, është masivizimi i lëvizjes sportive ne shkolla.

“Është shumë e rëndësishme, jo të fitosh garën por të realizosh objektivat që i vë vetes. Ju e përfunduat të gjithë distancën. Vajzat ishin ato më të devotshmet. Është shumë e rëndësishme që jetesa e shëndetshme nuk është një garë, jo një kampionat, por një stil jete që duhet ta bëjmë çdo ditë. Kam në krah dy modele Raufin dhe Gjergjin. Dy modele se si kalon stafeta në një brez në tjetrin. Edhe gjergji pritet të jua kaloje ju, por bëhet vetëm me punë dhe vullnet”, tha Andi Seferi, nënkryetar i bashkisë Tiranë.

Për dy sportistët Rauf Dimraj dhe Gjergji Muzaka, këto aktivitete duhet të kthehen në traditë të përvitshme.

 “Lëvizja shpëton shëndetin. Shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndet nuk bëhet asgjë”, tha Rauf Dimraj.

“Kemi gjithë këto kushte për të zhvilluar këto aktivitete dhe shpresoj ët rikthehen të përvitshme”, tha Gjergji Muzaka.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Tirana kryeqyteti Evropian i Sportit.”

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku