800 mijë vota PS-ja në zgjedhjet e ardhshme?

800 mijë vota PS-ja në zgjedhjet e ardhshme?

Në kongresin e PS-së Rama përcaktoi edhe objektivin elektoral të partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme: 800 mijë vota. “E lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar”, tha Rama, pasi shpalli këtë objektiv elektoral.

Në fakt, është një objektiv ambicioz, po të kihet parasysh se PS-ja ka regjistruar rritje fenomenale qysh nga 2009-ta, kur Rama udhëhoqi fushatën e parë elektorale të partisë. Nga 620 mijë vota që mori më 2009-ën PS-ja, u ngjit në 713 mijë vota më 2013-ën dhe në 765 mijë vota më 2017-ën. Të vazhdosh ngjitjen deri në 800 mijë vota, përbën një ngjitje tejet të vështirë brenda një cikli 4 zgjedhjesh.

Në qoftë se analizojmë votat e PS-së përkrah votave të partive të vogla të majta (PSD, PDS, PSV-91, LIBRA, etj. etj.), vërejmë se rritja nga 2009-ta në 2013-ën ishte pothuaj proporcionale për të dyja palët (shihni grafikun shoqërues). Konkretisht, votat e PS-së u rritën nga 620 mijë në 713 mijë (rritje 15%), ndërsa votat e partive të vogla të majta u rritën nga 89 mijë në 100 mijë (rritje 12%).

Por e njëjta gjë nuk u vërejt në zgjedhjet e 2017-ës. PS-ja u rrit me 50 mijë vota (krahasuar me 2013-ën), por rritja duket se u realizua në kurriz të partive të vogla të majta, që u tkurrën me pothuaj 60 mijë vota (Në total, PS-ja dhe partitë e vogla të majta mbetën në nivelin e rreth 810 mijë votave).

Që PS-ja të rritet më tej duhet që partitë e vogla të majta të shpërbëhen fare dhe votuesit e tyre të votojnë PS-në. Por edhe kjo s’do të mjaftonte, sepse një përqindje e votuesve të PS-së mund të jenë zhgënjyer dhe të mos votojnë fare. Në këtë rast, votues nga parti të tjera jashtë “familjes” duhen tërhequr në sinorin socialist.

Në fakt, në sondazhet e mia të fundit kam konstatuar se 1/3 e votuesve të LSI-së janë gati sot të votojnë për PS-në, duke kompensuar kështu rrjedhjet e votuesve socialistë. Gjithashtu, të rinjtë që votojnë për herë të parë kompensojnë pak a shumë rrjedhjet natyrale të moshave të vjetra dhe të emigrantëve, sipas parimit “dardha bie nën dardhë”.

Duke përmbledhur, ruajtja e kuotës së 765 mijë votave nga PS-ja në zgjedhjet e ardhsme mund të jetë një objektiv i arritshëm. Ngjitja deri në kuotën e 800 mijë votave do të jetë një rekord i vështirë për t’u kapur…

image.png

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Edo: 29/02/2020 22:19

    850 mije bota di arrish Forca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë