Besnik Sopoti, banues në Bari prej 36 vitesh, ka mundur të marrë shtetësinë italiane në moshën 82 vjecare. Poeti dhe piktori i moshuar, i biri i një gazetari shqiptar dhe një gruaje italiane, tregon se cfarë ka ndodhur në jetën e tij

“Kam lindur në Bari nga një baba shqiptar e një nënë italiane, por nuk m’u njoh shtetësia italiane sepse në kohën e fashizmit ekzistonte një ligj sipas së cilit gruaja që martohej me një te huaj, e humbiste shtetesinë italiane. Unë kam qënë bashkë me familjen time në Shqipëri. Kam kaluar 46 vite atje nën diktaturën komuniste, por ndihesha italian, njësoj si nëna ime. Nëna ime meqe ishte italiane konsiderohej si fashiste sepse asokohe keshtu konsideroheshin te gjithe italianët. Kemi përjetuar persekutimin nga diktatura e Enver Hoxhës. Më pas erdhëm në Itali, nënës sime ia njohën shtetësinë, ndërsa mua jo” rrëfen Sopoti.

Edhe pse nëna e tij ishte bareze, shtetësia nuk iu dha edhe pse sipas tij një gjë e tillë i takonte.

“Të gjitha përpjekjet tona për të më njohur shtetesinë ishin të pamundura, më sorollatën e më thoshin se nuk më takon. Shtetësia u tkaonte fëmijëve të mij,sepse kishin gjyshën italiane , ndërsa mua që isha biri I saj, s me takonte. M’u desh të prisja dekada, ndryshe nuk do të zgjidhej as për 100 vite. Mbeta i bllokuar nga burokracia, e më thuhej se mund të më jepëj vetëm permeso di soggiorno ose karta e soggiornos” thotë 82-vjeçari.

Tashmë një shtetas Italian ‘’I certifikuar’’ , Sopoti do të vijojë punën e tij si piktor, madje premtoi të dhurojë për Modugnon, komunën ku jeton, një murale me titull “sepse kultura dhe e bukura do ta shpëtojnë botën’’.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com