Benjamin Mendy sapo i është bashkuar Manchester Cityt për 58.2 milionë euro, ku renditet mbrojtësi në listën e gjatë të lojtarëve më të shtrenjtë në histori të futbollit?

Ai është bërë lojtari i 23 më i shtrenjtë në histori të futbollit, teksa listës i prinë Paul Pogba i Manchester United, që u transferua nga Juventusi për 105 milionë euro.

Në mesin e 100 lojtarëve më të shtrenjtë gjenden edhe dy shqiptarë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Xhaka renditet i 42-ti që u transferua në vitin 2016 për 45 milionë euro, derisa Mustafi i 61-ti që u ble nga “Topçinjtë” për 41.2 milionë euro. / gazetaexpress

futboll
futboll
futboll
futboll
futboll
futboll
Redaksia Online 
J.Sh Shqiptarja.com