TIRANE-Tentoi t’i fuste policit rrugor 2 mijë lekë mes dokumentave të makinës, arrestohet 24-vjecari i dehur nga Tirana.
Ngjarja u zhvillua rreth orës 04.00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të ish Hotel “Dajtit”, ku personi G.M, 24 vjec ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat”. Ka qenë ky momenti kur ai është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, për kontroll dhe është konstatuar gjendja e tij e dehur.
"Pas testit të alkoolit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore i është komunikuar se do i tërhiqet leja e drejtimit pasi është konstatuar nën ndikimin e alkoolit, në këto momente ky shtetas i ka bashkangjitur dokumentave të tij dhe shumën monetare prej 2.000 Lekë të reja, për t’i shpëtuar pezullimit të lejes së drejtimit”, bën të ditur Policia.
Shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë kanë bërë shoqërimin e shtetasit G.M nën akuzën e mitdhënies", shprehet Policia teksa ka zbuluar dhe videon me debatin si mëposhtë.
Polici: Përshëndetje!
Ju kujtojmë që jeni nën monitorimin e kamerave të Policisë së Shtetit.
Qytetari: Po në rregull.
Polici: Më jepni dokumentat, edhe lejen e qarkullimit. Fryji të lutem, 4-5 sekonda pa shkëputje…
Polici: Fryji, fryji, fyji, ok.
Polici: Po 0.65 mlg/liter. Testi i parë ju ka dalë mbi normën e lejuar. Për 5 minuta do ju bëjmë edhe një test të dytë. Dakord?
Qytetari: Mirë.
Qytetari: I do dhe letrat e tjera?
Polici: Po i ke ato Kontroll Teknik, Siguracion?
Polici: Testi i dytë të ka dalë 0.45 mlg/litër. Do shoqëroheni në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ke tentuar të korruptosh punonjësin e Policisë.
( Në kamera shfaqet dhe momenti kur zbulohen lekët mes dokumetave të makinës).
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO