Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë si zgjedhje të parë si denstinacion turistik bregdetin e Shqipërisë. Mediat e Kosovës raportojnë se, dë dhjetë ditëshin e fundit të korrikut është shtuar ndjeshëm numri i pushuesve në bregdetin shqiptar.
Gazeta “Express”, raporton se, aktualisht nga Velipoja deri në Sarandë mendohet të jenë më shumë se 200 mijë turistë nga Kosova dhe rreth 100 mijë të huaj.
Në pikën që lidhë Kosovën me Shqipërinë, në Morinë të Kukësit, kolonat e automjeteve duken të jenë kilometrike.
Përpunimi kufitar ende lë shumë për të dëshiruar. Çdo pritje bëhet e bezdisshme në këto ditë përvëluese nga temperaturat e larta. Pavarësisht kësaj, turistët shprehen të kënaqur.
Sipas statistikave të operatorëve turistikë, plazhi më i populluar është Velipoja. Nëse familjarët përzgjedhin Velipojën, Shëngjinin dhe Durrësin, të rinjtë më tepër parapëlqejnë ujërat e bregdetit Jon.
Ata përveç rivierës bregdetare vizitojnë qytetet e lashta si Beratin, Gjirokastrën, Krujën e të tjerë.
Grafiku i çmimeve në krahasim me fillimin e muajit korrik është dukshëm më i lartë.
Në plazhet e Adriatikut, apartamentet me dy dhoma gjumi dhe kuzhinë kanë një çmim prej 20 deri 40 euro, ndërsa në plazhet e Jonit nga 30 deri 50 euro për një natë. Ushqimet janë me çmime mesatare dhe të përshtatshme për verën turistike.
Redaksia Online
(f.s/sqhiptarja.com)
/Shqiptarja.com