Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është drejtuar me një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvoas, në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt.
Pasi i ka shprehur shqetësimin mbi keqpërdorimin e autoritetit të shtetit serb nëpërmjet strukturave të Interpolit për shpalljen në kërkim dhe ndalimin e shtetasve shqiptarë të Kosovës për arsye politike, ministri Manjani i ka vënë dukje ministrit të Drejtësisë të Francës se "Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat në të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, si autoriteti i themeluar nga OKB për këtë çështje".
Manjani i kërkon homologut francez mospranimin e kërkesës serbe për ekstradimin e Haradinajt, si dhe t'u komunikojë autoriteteve gjyqësore franceze shqetësimin e Shqipërisë për të mundësuar lirimin e menjëhershëm.
Ja letra e plotë e ministrit Manjani

d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com