Gjyqtari Arjan Aliaj i cili firmosi pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki8 Çako është shkarkuar nga KLD pasi ka dhënë një sër vendimesh në shkelje me ligjin. Shqiptarja.com zbardh listën e vendimeve për të cilët KLD dha këtë vendim n vitin 2000. Ashtu sikurse tha dhe minsitri i Brendshëm sot gjyqtari ka liruar vrasës dhe përdhunues
Ja lista e vendimeve skandaloze të gjyqtarit Aliaj, që e shkarkoi KLD:
Këshilli i Lartë i Drejtësisë me vendimin nr. 99, datë 20.12.2000 ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arjan Aliaj për shkelje të disiplinës dhe për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur se Vendimi i KLD ka qenë në përputhje me kërkesat ligjore dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.
Çështjet për të cilat KLD ka dhënë masën e shkarkimit për gjyqtarin Arjan Aliaj: ·Gjyqtari Arian Aliaj me vendim nr.61, datë 13.10.1999, ka liruar nga burgu një person të dënuar me 14 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. ·
Gjyqtari Arjan Aliaj me vendimin penal nr. 32, datë 24.05.1999 ka liruar nga burgu një person të dënuar për vrasje me dashje, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. ·
Gjyqtari Arian Aliaj ka dhënë edhe të paktën 4 vendime të tjera për lirim para kohe me kusht për të dënuar që kanë kryer vepra të rënda penale, si vjedhje me armë dhe vjedhje me dhunë. · Gjyqtari Arian Aliaj me vendimin nr. 255, date 23.04.1999, ka dënuar një pandehur me 2 vjet, megjithëse minimumi sipas Kodit Penal është 5 vjet. ·
Gjyqtari Arjan Aliaj ka dënuar 30 protestues të opozitës pjesëmarrës në protestën e 21 janarit të vitit 2011.
/Shqiptarja.com