​​Rekord, Real Madrid ka më shumë
trofe se sa humbje më 2016

​​Rekord, Real Madrid ka më shumë<br />trofe se sa humbje më 2016
Real Madrid ka pasur shumë vite të suksesshëm, por ky vit është i veçantë. Numri i trofeve të fituar nga skuadra e Zinedine Zidane është më i madh se numri i humbjeve të pësuara më 2016.
Gjatë këtij viti, Real Madrid ka fituar tre trofe: Champions League, Superkupën e Evropës dhe, vetëm tri ditë më parë, Kupën e Botës për klubet.
Ndërkohë, ka pësuar vetëm dy humbje. Më 27 shkurt, Real u mund 0-1 në shtëpi nga Atletico Madrid, por e ka marrë mjaftueshëm hakun, teksa e mundi skuadrën e qytetit në ndeshjen më të rëndësishme, finalen e Champions League, ndonëse me penallti, si dhe në kampionatin aktual, 3-0 në “Vicente Calderon”.
Humbja e dytë e Realit ishte për çerekfinalet e Champions League, më 4 prill, 2-0 në Wolfsburg, përmbysur më pas 3-0 në “Bernabeu”. Që atëherë, nuk e ka njohur më shijen e humbjes, edhe pse disa herë ka qenë fare pranë saj.

d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene