​​Shirat pushtojnë  “Olimpikon"
Lazio-Milan shtyhet në 16:00

​​Shirat pushtojnë  “Olimpikon"<br />Lazio-Milan shtyhet në 16:00
Shirat e furishëm që pushtuan Italinë ditën e sotme vunë në rrezik zhvillimin e ndeshjes, Lazio-Milan e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Kushtet atmosferike detyruan Prefektin e Romës që të bënte një mbledhje të shpejtë me Shtabin e Emergjencës dhe vendosën që ndeshja të mos zhvillohej në 15:00 siç ishte parashikuar, por në 16:00.

Vendimi u mor pasi intesiteti i lartë i reshjeve të shiut që parashikohej në 15:00 nuk krijonte kushte të favorshme për zhvillimin e supersfidës.

Gjithsesi është njoftuar një mbledhje e dytë para startimit të ndeshjes.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara