Edhe pse në moshën 96 vjeçare, Iris Apfel duket se as që e ka në plan të ndalet.

Në 6 dekadat e shkuara Apfel ndërtoi një karrierë në tekstile, dizajn, (përfshirë këtu edhe restaurimin në Shtëpinë e Bardhë),  ndërsa më pas ktheu vëmendjen dhe interesin e saj nga moda, me bizhuteri dhe një linjë veshjesh.

Në vitin 2005, koleksioni i veshjeve të Apfel u shfaq në Muzeun e Artit Metropolitan në Nju Jork. Shfaqja zbuloi dëshirën e saj për kombinimin e ngjyrave, tekstileve dhe modeleve. Një ikonë e stilit të qëndrueshëm, ajo është e njohur për pamjen e saj të guximshme, magjepsëse dhe unike.

Kam shumë projekte” thotë ajo, duke përshirë këtu botimin e një libri, një linjë të re veshjesh dhe me shumë mundësi edhe një kukull Barbie.

"Unë shkoj në atë të plotë, jam shumë e pasionuar për atë që bëj, unë e kam vënë zemrën dhe shpirtin në gjëra që bëj, shtyhem derisa të mos mundem më dhe pastaj të kthehem përsëri për më shumë.”

Sipas dizajnatores së New York bota po homogjenizohet, ndërsa vë në dukje se individualiteti në industrinë e modës bëhet edhe më i vështirë nga rrjetet sociale dhe zakoni i të “ushqyerit të shpejtë”.
 
Mendoj se është tmerrësisht e mërzitshme. As që dua t’ia di se çfarë hëngre, as që dua t’ia di se me kë po fle. Është një humbje e jashtëzakonshme kohe, por gjithsesi njerëzit nuk mund të jetojnë dot pa të. Ata vazhdojnë të shtypin buronin dhe të marrin të gjitha ato informacione qesharake. Bota është bërë kaq homogjene. Tre sezonet e fundit të dimrit në New York, të gjitha gratë e reja u veshën njësoj.
Xhaketë e zezë lëkure, triko të zeza, çizme të larta të zeza, flokë të gjatë të lidhura në një bisht ... Është shumë e mërzitshme. Unë mendoj se ndryshimi është ajo që është kaq interesante
. ", tregon Apfel.

apfel
  (96-vjeçarja  Iris Apfel)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com