Këto pamje gjithsesi u kanë shërbyer edhe konspiracionistëve të ndryshëm të cilët pretendojnë se kandidatja demokrate ka mashtruar duke u pajisur me një “pajisje të komunikimit” për të “pasuruar” përgjigjet e saj.
“Gunga” në shpinën e Clinton ngjan me një si tip kutie me një tel, duke bërë pretendime të pabazuara se mund të jetë një kufje sekrete.
Gjithsesi thuhet se pajisja nën xhaketën e Clinton ka më shumë gjasa të jetë një “kuti” mikrofoni, nga ato të zakonshmet që i vendos cdo person që flet në studiot televizive.
Akuzat për mashtrim nisën edhe në fillim të këtij viti, kur Clinton dhe Trump u akuzuan për përdorimin e kufjeve të fshehta gjatë një debati televiziv në NBC.
(d.b/Shqiptarja.com)