Marrin fund dilemat, aeroporti i Jugut do të jetë në Vlorë.

'Firmën' e ka vënë sot kryeministri Edi Rama që ka bërë të ditur në profilin e rij në rrjetin social në Facebook se diskutimet që projekti të marrë jetë po i bën me Turqinë, konkretisht me Presidentin Tayp Erdogan.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan kryeministri Rama.

Vendndodhja e aeroportit të jugut ngriti prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë konçesionare e Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aeroporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

Për aeroportin e Jugut u diskutuan qytete si Gjirokastra, Saranda madje dhe Delvina, por pikëpyetja mori përgjigje sot nga kreu i qeverisë.

(d.b/Shqiptarja.com)