​Aguero-City në krizë, ndizet
merkatoja për argjentinasin

​Aguero-City në krizë, ndizet<br />merkatoja për argjentinasin
Krizë në marrëdhëniet midis Manchester City e Sergio Agueros. Pozitat e sulmuesit argjentinas nuk janë më aq të forta dhe emri i tij ka nisur të trazojë merkaton. Nuk bëhet fjalë për ditët e mbetura të merkatos së janarit, por për në verën e ardhshme.
 
Aguero ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit, por nuk është vetëm ku shkaku. Te City ka ardhur Gabriel Jesus dhe trajneri Guardiola e ka bërë të ditur se synon të mbështetet tek ai. Sikur të mos mjaftonte braziliani, drejtuesit po përpiqen të bëjnë të tjera goditje në merkato, duke synuar emra të mëdhenj, nga Aubameyang te Griezmann.
 
Megjithatë, nuk është se Aguero do ta ketë problem të rregullohet në rast largimi nga City. I interesuari i parë është Real Madrid, si dhe Chelsea, ndërkohë që nëse do të flitej vetëm për paratë alternativa tjetër është Kina. Po ashtu, argjentinasi mund të qëndrojë në Mançester, veçse duke ndërruar ngjyrat, për të veshur të kuqen e United.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në