Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Hektor Alia, i cili ishte pasagjer në makinë, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Astrit Sulejmani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Poçem, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
rreth mesditës së sotme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku pritet të zbardhë dhe shkaqet e aksidentit. 

[gallery]23888[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier

Informacion paraprak

Në datën 14.09.2017, rreth orës 13:50, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Romës, shtetasi A.S, 46 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Land Rover”, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi H.A, banues në Tepelenë dhe ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.S i cili po transportohet me ambulancë për në spitalin Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.