Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur nga një aksident të ndodhur në rrugën Patra-Pyrgos, bashkë me një grek, ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi kur një kamion kaloi në kahun e kundërt në autostradë, duke u përplasur me një makinë që drejtohej nga greku 51-vjeçar.
 
Dy shqiptarët e vdekur janë Neim Qamili, 48 vjeç, dhe Hava Majko, 49 vjeç. Edhe nga të plagosurit janë dy shqiptarë, të moshës 31, një femër, dhe 40 vjeç.
 
Trupat e viktimave u dërguan në morgun e Patras, ndërsa shoferi i kamionit, aktualisht në spital, është në gjendje arresti.
d.i./Shqiptarja.com