ELBASAN – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën hyrëse në qytetin e Elbasanit.

Në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz” i drejtuar nga Besnik Shypheja 53 vjeç dhe një motor i drejtuar nga Gjergj Panxhi 33 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur në aksident, ndërsa më pas ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. 

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar në Spitalin Kirurgjik Elbasan, 33-vjeçari si dhe është dëmtuar lehtë një 32-vjeçar me inicialet A.Q  i cili  ishte   pasagjer në motor. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku tashmë ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.​

aksidenti
motori
(Foto nga vendi i aksidentit në hyrje të Elbasanit dhe motori i aksidentuar)


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)