Një 50-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
 
Mësohet se në aksin rrugorë Vlorë-Zvërnec, rreth orës 13: 10, një automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë “AA 694 MX”, ka aksidentuar një 50-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
 
50-vjeçari,  identiteti i të cilit ende nuk dihet, është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendjet kritike për jetën.
 
Ndërkohë policia bën me dije se është shoqëruar  drejtuesi i automjetit, shtetasi R.O, 18-vjeç, banues në Vlorë.
 
Grupi hetimor është në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

[gallery]22942[/gallery] 
Njoftimi i plotë:
 
Rreth orës 13:10, njoftohemi se në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit, automjeti tip Volkswagen Golf me targë AA 694 MX, ka goditur një shtetas rreth moshës 50 vjeç, ende të paidentifikuar i cili po udhëtonte me biçikletë.
 
Si pasojë, i dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

(D.T/Shqiptarja.com)