Një aksion për të identifikuar makinat e vjedhura ka rezultuar në një superaksion kanabisi.
Efektivët e policisë teksa u nisën për të zbuluar makina të vjedhura, zbuluan sasinë prej 1.3 ton drogë në Kavajë, e cila do transportohej drejt Italisë.
Burime të Report TV nga Policia e Shtetit thanë se ka qenë një patrullë e zakonshme e cila kishte për detyrë zbulimin e makinave të vjedhura. Kur patrulla ka parë që në drejtim të saj po vinin një makinë tip fuoristradë dhe një furgon, atëherë u kanë bërë shenjë atyre të ndalojnë. Por të dyja makinat që ishin mbushur me 1.3 ton drogë, nuk kanë ndaluar duke vijuar rrugën.
Në këtë moment patrulla e policisë ka ndezur sinjalin dhe është vënë në ndjekje të dy automjeteve me drogë, si dhe janë kërkuar përforcime.
Kur 5 personat që po transportonin drogën, kanë parë që makina e Policisë ka filluar ti ndjekë kanë shtuar shpejtësinë dhe janë future në rrugën që lidh fshatrat Bago dhe Hajdaraj. Distanca e afërt nga Komisariati i Kavajës, ka bërë që dy makina të tjera të policisë të ndjekin gjithashtu automjetet me drogë dhe në këtë moment trafikantët kanë braktisur makinat dhe janë larguar me vrap. Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet , duke bërë që rreth orës 2 të mesnatës së djeshme të arrestohen 3 prej trafikantëve.
Në prangat e Policisë ranë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, djali i ish shefit të Krimeve në Gramsh.
3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që Policia ka gjetur më pas edhe skafin me të cilën do transportohej droga drejt Italisë.
Roli i 2 vlonjateve në sasinë e 1.3 tonë drogë sekuestruar në Kavajë
Policia ka bërë të ditur sot emrat e personave të arrestuar si të dyshuar në trafikimin e 1.3 tonë drogë në Kavajë të sekuestruara dje nga policia, ku mes të arrestuarve janë edhe pronari i fouristradës me kanabis si dhe personi që e kishte në përdorim atë.
Dy vlonjatet, Arvis Muçaj dhe Arsitotel Kasaj, ku Muçaj ishte pronari, ndërsa Kasaj ishte personi që e kishte në përdorim automjetin me drogë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO