​Aktorja amerikane Woodley
arrestohet gjatë një proteste

​Aktorja amerikane Woodley<br />arrestohet gjatë një proteste
Aktorja amerikane Shailene Woodley është arrestuar gjatë një proteste në Dakotën e Veriut kundër projektit të një tubacioni të naftës që kalon përmes 4 shteteve.

Ajo u arrestua tek vendi ku pritet të shtrohet tubacioni ndërkohë që protestën e kishte iniciuar në rrjetin social, Facebook.

Policia bëri me dije se, Woodle ishte një ndër 27 personat e arrestuar sepse kishin shkelur ligjin gjatë protestës.

Projekti për naftën në Dakota  po has në protesta të mëdha. Amerikanët vendas thonë se ky konstruksion në Dakotën e Veriut do të përdhosë vendet e shenjta dhe do të dëmtojë mjedisin.

Në rrjetin social, Facebook, Woodley, 24 vjec shkruan se; “isha duke filmuar qetësisht protestën kur dikush më tërhoqi prej xhakete dhe më tha se nuk mund të vazhdoja më. Ata kishin armë dhe shkopinj gome”.  

Ajo u largua me duart e lidhura ndërsa protesta vijonte, kurse video e shoqërimit të saj u shpërnda në rrjete sociale e media brenda orës duke marrë miliona klikime.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011