Gjykata e Krimeve të Rënda i kërkon policisë së shtetit të rikryej kontrolle dhe të arrestoje Domart Konjarin i akuzuar nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar droge.
Në seancën e parë ndaj tij Konjari nuk ishte i pranishëm ndërsa prej dhjetorit 2016 ndaj tij është një fuqi masa e sigurisë arrest me burg për llogari të hetimeve të nisura nga prokuroria shqiptare pas kërkesës së autoriteteve franceze.
Ndërkohë gjatë seancës trupa gjykuese lexoi dhe relacionin e komisariatit numër 4 dhe 1 në kryeqytet të cilët raportuan se packa kontrolleve të kryera në dy banesat e Konjarit ai s'ishte gjendur në shtëpi dhe familjarët s'kishin dijeni për vendodhjen e tij.
Seanca e rradhës për Domart Konjarin u shty për më 13 shtator aty ku prokuroria do të lexojë dhe kërkesën për gjykim ndaj tij.
Konjari u arrestua vitin e shkuar për llogari të autoriteteve franceze ndërsa apeli i krimeve të rënda e liroi duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë.
Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.
Si pasojë e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së droges në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42 vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.
Në dosjen e ardhur pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, emri i Konjarit përmendet për përfshirje direkt apo indirekt në disa vrasje si pasojë e rrjeteve të trafikut të kokainës.
Kjo listë fillon me vrasjen e 28 gushtit të vitit 1998 kur është ekzekutuar Gentian Dervishi i njohur me nofkën “Gent Kadaifi” pranë “Shkollës së Kuqe”.
Më pas emri i Konjarit, del në vrasjen e ndodhur në 2003 në qytetin Renne të Francës, ku u vra në ambientet e Genc Dervishit, shtetasit Erjon Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës.
Për të vazhduar më pas, me ekzekutimin e 3 gushtit 2005 në Tiranë ku është vrarë Fatjon Naxhaku. Vrasja e tij ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte arratisur nga burgu në Spanjë.
Konjari është arrestuar si i dyshuar për këtë ngjarje dhe pas dy muaj burgim është liruar dhe më tej është larguar nga Shqipëria.
Ai u prangos teksa udhëtonte drejt Greqisë me një pasaportë të falsifikuar ndërsa rezulton person i hetuar dhe nga autoritetet franceze për trafik droge
Redaksia Online
J.Sh/e.m/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO