Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi do të mbajë një koncert sot në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Carrisi do të performojë disa prej këngëve më të mira nga repertori i tij fantastik. Albano Carrisi është ndër këngëtarët italianë me më shumë fansa në Shqipëri dhe koncerti i tij është pritur me mjaft interes.
Artisti mbërriti në Tiranë mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00. Në orën orën 12:00 këngëtari i njohur italian u prit në një takim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku edhe mori "Çelësin e Qytetit".
Më herët koncerti ishte parashikuar të mbahej në Sheshin “Nënë Tereza”, por për shkak të paqendrueshmërisë së motit do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ditën e shtunë në 18:30.
Hyrja në është e lirë për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përjetojnë live emocionet e dhuruara nga zëri i famshëm italian, Albano Carrisi.

(Albano Carrisi, sot gjatë konferencës për shtyp)
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com