MAQEDONI - Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherazi zëvendëskryeministër i Maqedonisë akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro ryshfet në çështjen e korrupsionit të kompanisë hungareze “Magyar Telecom”.
Akuza është bërë nga ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit që heton prej 4 vitesh lidhur me përfshirjen e drejtuesve të lartë ekzekutivë të kompanisë “Magyar Telekom” në korruptimin e zyrtarëve të Maqedonisë gjatë viteve 2005-2006 me qëllim për të ndaluar hyrjen në treg të një konkurrenti të ri.
Nënkontraktori i “Magyar Telekom” në Maqedoni akuzohet se ka bërë dhjetëra pagesa të jashtëligjshme për drejtuesit e qeverisë së ish-kryeministrit Vllado Buçkovski. Gjatë dëshmisë së tij në një gjykatë në Nju Jork, Bogoevski përshkruan në mënyrë të hollësishme të gjitha operacionet dhe aktivitetet e kësaj kompanie duke implikuar dhe dy drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas dëshmisë së zbardhur prej 166 faqesh, publikuar nga mediet në Maqedoni, Bogoevski thotë se ish-kryeministri Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë marrë një shumë prej 7,5 milionë euro në total.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com