Amir Abrashi vazhdon që të shënojë në kampionatin gjerman të futbollit në Kategorinë e dytë.
 
Pas golit ndaj Kaizerslauternit, këtë herë radhën e ka pasur Frankfurti për t’iu nënshtruar shqiptarit nga Kosova.
 
Amir Abrashi zhvilloi një ndeshje  mjaft të mirë duke shënaur golin e dytë të ndeshjes dhe vulosur fitoren e Freiburgut, që sipas të gjitha parashikimeve edicionin tjetër do të jetë pjesë e elitës së futbollit gjerman.
 
Ndërsa situata paraqitet e vështirë për Andi Lilën në Greqi te Pas Janina. Pas festës me shqiponjën në ndeshjen ndaj Olimpiakosit, shqiptari mund të përjashtohet nga ekipi.
 
Por drejtuesit e klubit janë në dilemë, pasi Lila është një lojtar polivalent që e ndihmon ekipin në disa pozicione.
 
Sipas mediave greke, vendimin do ta marrë presidenti i klubit, Giorgos Christovasilis, i cili për momentin ndodhet jashtë Greqisë.



d.b/shqiptarja.com