TIRANË - Nëpërmjet avokatëve të tij, nga arratia biznesmeni italian Francesco Becheti kërkoi nga Gjykata e Apelit heqjen e sekuestros ndaj kompanive të tij përfshi dhe Agonset, por Apeli rrëzoi këtë kërkesë duke lënë në fuqi masën e sigurisë dhënë më 5 qershor nga gjyqtarja Manjola Bejleri, vendim i cili për administrimin e këtyre kompanive ka caktuar dhe administrator shtetëror.
 
Becheti akuzohet nga prokuroria për evazion fiskal dhe mos pagim taksash në vlerën e 770 milion lekëve, ndërsa ndaj tij është vendosur dhe masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.
 
Avokatët në përfundim të seancës në apel deklaruan se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi në pasuritë e sekuestruara aksionere është dhe Liliana Condomiti mamaja e Behcehtti dhe aksionet e saj janë bllokuar padrejtësisht.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)