Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka nuk ka hequr dorë nga angazhimi i tij politik. Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai duket shumë i angazhuar për ringritjen e strukturave të PS-së. Ai duket në foto në takime me koordinatorët e partisë, duke diskutuar, siç thotë ai, për krijimin e një strukture të mirëorganizuar.
“Takimet me koordinatorët vazhdojnë ! Jemi në ditët e fundit të krijimit të një strukture të mirëorganizuar dhe efiçente si asnjëherë më parë”, shkruan Ndoka në Facebook.
Ish-deputeti i Lezhës hoqi dorë nga mandati në muajin shtator përmes një letre publike, duke thënë se do të marrë kohën e mjaftueshme për të pastruar ligjërisht figurën e tij, pas akuzave të opozitës se ishte i përfshirë në trafiqe në Itali.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com