TIRANË-Një ngjarje e rëndë e papreçedentë është shënuar në Tiranë, ku viktimë e dhunës në familje është bërë një fëmijë.
Dora përkëdhelëse e nënës është shndërruar në makthin më të keq për një 9-vjeçar. Ai është rrahur nga nëna e tij, një grua 32-vjeçare ndërsa ngjarja është denoncuar në Polici nga komshinjtë që kishin disa minuta që dëgjonin britmat e djalit.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe mendohet se 32-vjeçarja S.E e ka dhunuar djalin e saj, pasi humbur kontrollin.
Nga dhuna i mituri ka pësuar lënditime të shumta, duke bërë që të ketë disa dëmtime në trup dhe është dërguar menjëherë për në spital.
Nëna e ka goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit, por edhe në kokë dhe sipas Policisë fëmija ka pësuar dëmtime në trup dhe në organe.
Oficerët e komisariatit nr.4 shoqëruan nënën pasi më herët komshinjtë kishin lajmëruar se nje femije po dhunohej keq.
Fëmija 9-vjeç është çuar më pas në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Para oficerëve të policisë 32-vjeçarja, S.E u shpreh se nuk donte ta dhunonte djalin në atë mënyrë, por ka humbur kontrollin.
“Doja vetëm ta frikësoja për shkak të gabimeve që bënte, me vjen shumë keq që e rraha në atë mënyrë”- u shpreh S.E para oficerëve të policisë.
Ajo do të akuozhet për dhunë në familje.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com