Atalanta dhe Lazio kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket transferimit të portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Të kaltrit e kryeqytetit italian kanë pranuar ta shesin kartonin e Berishës për shumë e 5 milion eurove, duke e shkëputur këtë tratativë nga ajo e blerjes së sulmuesit argjentinas Papu Gomez.
Sipas raportimit të “GianlucaDiMarzio.com”, zyrtarizimi i shitjes së kartonit të portierit shqiptar do të bëhet ditën e hënë.
Në këtë mënyrë, Berisha do të vazhdojë të luajë për Atalantën, skuadër ku gjatë këtij sezoni ishte në huazim dhe u shndërrua në një titullar fiks shumë të rëndësishëm.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com