Disa prej temave që studentët kishin përgatitur në këtë ekspozitë ishin “Trupi”, “Tjetri”, “Time Lapse”, “Iluzion optik” etj. Në një intervistë për “Rreze Dielli” Edison Çerraj, një prej tre kuratorëve në këtë ekspozitë, u shpreh se studentët dalin nga një publik i ngushtë, që është ai brenda ambienteve universitare, drejt një publiku të gjerë, që mundësohet nga galeria si e tillë.
Këto punime janë rezultat i disa temave të dhëna në atelier si pika të mundshme nisjeje për gjendje të caktuara pamore, të cilat krijojnë asociime të ndryshme me kohën dhe subjektet që na rrethojnë, duke pasur kështu rilexime të vazhdueshme të disa prej shenjave të realitetit.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)