VLORE-Report Tv ka mësuar se mjeti i përdorur në ngjarje ku u vra biznesmeni Erven Hyseni e drejtori i OSHEE, Roland Saliu është nje automjet tip, BMW 320 me targë AA 348 PC në pronësi të shtetasit Ilirjan.C i cili është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Atentati është shënuar në ora 19:40 dhe në lokal sipas hetimeve kanë qenë 10 persona dhe nga të dhënat paraprake kamerat kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç që me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe Saliu dhe qëllon në breshëri.
 
Autori ka qenë i pamaskuar dhe ka përdorur veshje sportive në këtë ngjarje dhe një kapele mbi kokë.

Një orë pas vrasje së dyfishtë në Vlorë, policia bën me dije se në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, është konstauar një mjet tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

[gallery]22431[/gallery]