Pierre-Emerick Aubameyang e ka përsëritur shumë herë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madridit, duke ia premtuar edhe gjyshit.
 
Por, për momentin, sulmuesi i Borussia Dortmund nuk mund ta bëjë realitet ëndrrën. Sipas Sport Bild, trajneri Zinedine Zidane, në takimet me drejtuesit madrilenë për merkaton, nuk e ka miratuar blerjen e lojtarit gabonez, duke synuar të tjerë.
 
Për francezin, vendet ku duhet investuar janë repartet e tjerë dhe jo sulmi.
d.i./Shqiptarja.com