​Balkan Film Market starton
për herë të parë në Shqipëri

​Balkan Film Market starton<br />për herë të parë në Shqipëri
Balkan Film Market, duke filluar që nga 2 tetori do të startojë për herë të parë në Shqipëri. Ky event përfshin vendin tonë në hartën rajonale të aktiviteteve të industrisë së filmit. Me ketë rast Qendra Kombëtare e Kinematografisë në praninë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka organizuar forumin me krijuesit, kineastët dhe producentët nga gjithë rajoni i Ballkanit dhe Italia. Ministrja e Kulturës ka folur rreth programit Creative Europe që mbështet filmat shqiptarë.

“Pa dyshim besoj që nëse Europa krijuese ka arritur të japë për artistët shqiptarë, përmes projekte të ndryshme, mbi 700 mijë euro, kjo është meritë  e artistëve shqiptarë dhe vetëm e tyre”, tha Kumbaro.

Ndërsa drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit Ilir Butka, përmendi interesin e Shqipërisë në bashkëprodhime rajonale dhe me Italinë, përmes Anica Film dhe Apulia Film Comission.

 “Dua të falënderoj për prezencën përfaqësuesin e partnerëve tanë, dhe do të donim të vazhdonim me ta më tej bashkëpunimin.”, tha Butka

Eventi është cilësuar “Market” dhe jo festival, sepse bëhet fjalë për derdhjen e fondeve në kinemanë shqiptare, jo vetëm nga Italia që këtë vit është partneri kryesor, por edhe nga qendrat e Ballkanit e më gjerë. Një nga financuesit është edhe Roberto Stabile nga Italia.

 “Përmes fondacionit tonë do të bëhet një investim me rëndësi në ndihmë të autorëve të filmit dhe që me pas artistët shqiptarë të kenë mundësi të jenë pjesë e eventeve të ëmdha kinematografike. Ky është një kontribut që e bëjmë me kenaqësi për të ndihmuar në rritjen cilësore të industrisë së filmit shqiptar”, tha Stabile. Ballkan film Market do të vijojë në Tiranë deri më 7 Tetor.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.