TIRANE-Nënkryetari i Partisë Socialiste, Taulant Balla qetëson ujrat e trazuara mbi koalicionin qeverisës PS-LSI.
Sipas Ballës, koalicioni qeverisës është funksional dhe se PS është e gatshme ta mbajë të gjallë.
“Ajo që më vjen keq mua është se kur një politikan kushdo qoftë ai, qoftë edhe i partisë time apo edhe i partisë aleate apo kundërshtare merr përsipër të hedhi baltë kundër Policisë së Shtetit. Ne kemi ftuar që dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe gjithë ato anëtarë të tjerë të aleancës tonë apo kontributorë të tjerë të cilët pranojnë që të çojnë përpara implementimin e reformës në drejtësi, ligjin e Vettingut që për ne është tërësisht një element kyc në kuadër të kësaj reforme. Koalicioni është funksional dhe ne jemi të gatshem të mbajmë këtë koalicion”, tha Balla në emisionin e Turjan Hyskës.
Ndërsa për ngacmimet e herëpashershme me LSI-ne ai thotë, se 'ata janë si hudhër në qeverisje”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com