Gëzim Kasemi, 40-vjeç, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Altin Dardhës në Berat, është arrestuar nga policia italiane në Bari, pasi rezulton në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Shqiptarja.com ka zbuluar fotot e Kasemit në arrati, i akuzuar për disa krime të rënda në Berat, ndër to edhe masakrën me katër të vdekur në vitin 1998. Dy vitet e fundit ai ka jetuar në Itali duke u fshehur pas arratisjes nga Shqipëria.

(Në foto Gëzim Kasemi pasi u la në detyrim paraqitje nga Gjykata)
Pas vrasjes së katërfishtë, Gëzim Kasemi u arrestua dhe u la në burg si autor i masakrës së bashku me Altin Dardhën dhe Agron Bilalin si koka të grupit kriminal përgjegjës për disa krime të rënda në Berat.
Por një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda në vitin 2015, e liron atë nga burgu dhe e le në detyrim paraqitje. Duke përfituar nga kjo, Gëzim Kasemi arratiset nga Shqipëria dhe për disa vite jeton në Itali ku edhe u arrestua vetëm sot.
[gallery]24118[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO