​Banda e Tritolit në Vlorë, Andon
Mëhillaj kundërshton burgimin përjetë
Arkiv / Të gjitha lajmet për "Bandën e Tritolit"

Anëtarët e bandës së tritolit në Vlorë, mes tyre dhe vrasësi serial Julian Sinanaj, kërkon nga gjykata e lartë prishjen e dënimeve të dhëna nga shkalla e parë dhe apeli i krimeve të rënda.

Më 20 Qershor me anë të rekursit i dënuari me burg përjetë në këtë bandë Andon Mëhillaj ka kërkuar rigjykim të kësaj dosje pasi dënimet e dhëna më parë, pretendon Mëhillaj, janë në shkelje të ligjit.

Ky grup u akuzua për një sërë krimesh, vrasje, plagosje, vënie tritoli e shkatërrim prone, ndërsa ekzekutori i çdo krimi, Julian Sinanaj, mundi ti shpëtoj burgut përjetë vetëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë.

Ky grup u dënua edhe për tentativën për ekzekutim të ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe biznesmenit të hidrokarbureve P.B.

Sipas Prokurorisë hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë.
 
Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.

mehillaj

mehillaj

julian sinanaj

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas: Pelegrinazh dhe homazhe deri në orën 10:00 në Athinë, më pas trupi niset drejt Shqipërisë

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas: Pelegrinazh dhe homazhe deri në orën 10:00 në Athinë, më pas trupi niset drejt Shqipërisë