Bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kushtet e akordimit të kredive për bizneset, kryesisht për subjektet e biznesit të madh.
Në raportin tremujor të Bankës qendrore, vihet në dukje se kahu shtrëngues ka qenë i përqendruar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, në përputhje me pritjet e tremujorit të kaluar. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, standardet e kredisë kanë shfaqur lehtësim.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017, pritet që prirja shtrënguese të vijojë për ndërmarrjet e mëdha, ndërsa pritet lehtësim i standardeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar, si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues, dhe pritet që të mbeten në të njëjtin kah edhe në tremujorin e ardhshëm.
Faktorët me ndikimin kryesor në shtrëngimin e standardeve në tremujorin e parë, sikurse dhe më parë, mbeten problemet specifike të sektorëve ku vepron biznesi, kreditë me probleme, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit të bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2017 u realizua kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral, dhe në një masë më të ulët, nëpërmjet zvogëlimit të madhësisë së kredisë.
Nga ana tjetër, në tremujorin e parë të këtij viti rezulton se standardet e kredisë akorduar individëve shfaqën lehtësim. Standardet u lehtësuan si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për kreditë për blerje banese, ndonëse këto të fundit në një masë më të vogël. Për tremujorin e dytë të vitit 2017, bankat presin që standardet e kredisë për blerje banese të mos ndryshojnë, ndërsa ato për kreditë konsumatore të lehtësohen.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com