Nga ana tjetër ish ylli i Liverpulit, Luis Suarez i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 është gati për të firmosur një kontratë të re e cila do ta mbaj të lidhur me skuadrën deri në vitin 2022. “Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla me të cilat po punojmë dhe do ta shpallim kontratën e re në ditët ose javët e ardhshme”, është shprehur presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Momentalisht Suarez është 29 vjeç dhe nëse kontrata e re firmoset, lojtari do të jetë në fushën e lojës me fanellën e Barcelonës deri në moshën 34 vjeçare. Mesi, Suarez dhe Neymar janë cilësuar shpesh herë si sulmi më i mirë në botë dhe gjatë vitit të kaluar ata arritën të shënonin 131 gola.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com