Baritoni Ylber Gjini tani është i detyruar të eci me urban nga Yzberishti ne Kinostudio.

Pas grabitjes që iu bë makinës së baritonit të operës Ylber Gjini, tashme ai ka një rrugë të gjatë për të përshkruar me autobus.

I sëmurë, ku pak kohe më parë pësoi atak kardiak, ai vendosi te blinte një makine me kredi 10-vjeçare, sepse nuk e ndiqte dot punën pas zhvendosjes se Teatrit të Operës dhe Baletit ne Kinostudio. Po grabitësit me maska nuk mund të kishin mëshirë për artistin e pambrojtur.

Nën kërcënimin e pistoletës ata janë larguar gjakftohtë dhe pa u hyrë gjemb në këmbë. Halli që i ka rënë artistit të njohur është vërtetë i dhimbshëm.

[gallery]20947[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)