​Basha i përgjigjet Koçijançiç: Ka
BE që toleron drogën, korrupsionin

​Basha i përgjigjet Koçijançiç: Ka<br />BE që toleron drogën, korrupsionin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin.
 
Basha ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj Brukselit, duke deklaruar se në BE ka nga ata që injorojnë fenomene si korrupsioni dhe droga.
 
“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”, tha Basha duke folur në “Top Story” direkt nga protesta. 

Bashkimi Europian u shpreh kundër vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar Kuvendin. 

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, ka komentuar protestën e opozitës e cila ka hyrë tashmë në ditën e tretë përpara Kryeministrisë dhe vendimin e PD për të lënë Kuvendin, deri në plotësimin e kërkesës për qeveri teknike. 

Sipas saj, Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Koçijançiç thotë se debati politik zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)