​Basha: Policia u tradhtua nga
pazaret e krimit të Ramës e Tahirit

​Basha: Policia u tradhtua nga<br />pazaret e krimit të Ramës e Tahirit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit e ministrit të Brendshëm bërë në aktivitetin e quajtur, “Policia e gjeneratës tjetër”.

Sipas Bashës, 3 vitet e fundit, Policia ka qenë në kohët e saj më të vështira. Kreu i PD tha se, qeveria urdhërohet nga kapobandat dhe se Policia është tradhtuar nga pazaret e krimit.

"Nuk ka pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite, kur duhej të bënte kujdes të mos i dilte para Emiliano Shullazit, të mos i prishte punë Balilajt, të mos pengonte Habilajt, t’i hapte rrugën vrasësve me pagesë që pret Tahiri në zyrë, të mbyllte sytë kur arratisej Frroku që vrau komisarin Lamaj, të nderonte Rroshin e Bushin, të ishte në shërbim të Ndokës e ti thonte “po shef” shumë banditëve, trafikantëve, vrasësve, të gjithë miq të Edi Ramës.
Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk jane burg: sepse i duhen për ruajtur drogën e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu ata që policet e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi koke si "shefa".
Rama tradhëtoi policinë per pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.
Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramën",
shkruan Basha ne Facebook.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro