Është koha për bashkimin të gjitha vlerave kundër krimit dhe drogës. Me këtë thirrje u drejtohet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shqiptarëve, Shoqërisë Civile, qytetarëve me dhe pa parti për tu bashkuar kundër mazhorancës e për ta vijuar këtë përballje deri në zgjedhjet e ardhshme.
Pas mbledhjes me parlamentarët demokratë Basha tha se kjo aleancë do të jetë kundër krimit e nis duke filluar nga kjo enjte në kuvend.
“Një betejë të fuqishme kundër aleancës së krimit dhe drogës. Të ndalim të keqen e madhe. T’i japim fund regjimit të drogës. Aleanca e krimit dhe drogës do të prishë zgjedhjet e ardhshme. Këmbanat e alarmit nuk mund ti shurdhojë asnjë mercenar i Edi Ramës”, u shpreh Basha.
Pa zbatimin e dekriminalzimit nuk mund të ketë zgjedhje të lira tha Basha ndërsa kujtoi se në aksionin me qytetarët opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Ndërkaq mësohet se në diskutimin me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat është diskutuar për qëndrimin e opozitës në seancë ku mësohet se fokusi do të jetë denoncimi i mbjelljes së hashashit në vend si dhe alarmi i vënë nga ndërkombëtarët dhe mediat e huaja për këtë çështje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO