​Batuta/Rama: Nuk garoj me
Aleksandrin për zemrën e Merkel

​Batuta/Rama: Nuk garoj me<br />Aleksandrin për zemrën e Merkel
Gjatë bashkëbisedimit në Beograd mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandër Vucic, para se të dilej tek cështja e Kosoves, u shkëmbyen dhe batuta. Kancelarja Angel Merkel u shndërrua në kryefjalën të bisedës për pak minuta, ku secili prej kryeministrave shprehu vlerësimet maksimale për kancelaren gjermane.

Rama bën batutën duke thënë se, nuk janë duke luftuar për dashurinë e kancelares, pasi kjo e fundit u vlerësua nga të dy liderët për rolin e saj në cështjen e emigranëtev dhe jo vetem.

Vuçiç: Ne kemi qenë prezent në disa takime në Bruksel për të dhënë kontributin tonë për të gjetur mënyrën më të mirë për emigracionin. E kam admiruar Merkel sepse na ka mbledhur 7-8 herë dhe ideja ka qenë si të marrim më shumë para dhe të ankohemi për ata që nuk meritonin shumë para, ajo meriton të lavdërohet me çmimin më të mirë.

Rama: Jam dakort me Vuçiç, por ne nuk po luftojmë për zemrën e Merkel. Mund të them se Merkel do jetë kancelarja e ardhshme, dhe Trump nuk do jetë President i SHBA.

Vuçiç: Më vjen mirë që Rama e di me siguri, une se di me siguri këtë gjë. Dua të them se kur Edi lufton për mbështetje më të madhe të Perëndimit nuk ka kufi, mund të bëjë ç’të dojë, të flasë kundër Rusisë, Moskës, por nuk e bëj me Perëndimin, me Rusinë e Kinën.  

Rama: Për BE dhe USA i di mirë gjerat, për Moskën do të të pyes ty se s'jam i informuar.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit