​Bayern Munich me halucinacione
barazon në shtëpi me Wolfsburg

​Bayern Munich me halucinacione<br />barazon në shtëpi me Wolfsburg
Bavarezët e trajnerit Carlo Anceloti nuk kanë mundur të ruajnë fitoren që arritën në pjesën e parë me Wolfsburg në “Allianz Arena”.

Kampionët në fuqi e filluan ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke  mbyllur pjesën e parë me epersinë e dy golave.

Ishte polaku Lewandowski që ktheu në gol një penallti të fituar po vetë në minutën e 33’.

Ndërsa në përfundim të pjesës së parë Robben i dha golin e dytë bavarezëve duke e mbyllur pjesën e parë në mënyrën e duhur.

Me rikthimin në fushë skuadra e Ancelotit mundohet të ruajë ritmin duke mbajtur edhe qarkullimin e topit, por në minutën e 56’ Maximilian Arnold ngushton diferencën e golave për miqtë duke shënuar nga goditja e dënimit falë ndihmës edhe të portierit.

Bayern u mundua të thellonte rezultatin por pa sukses dhe në minutën e 83’ Didavi i ardhur nga stoli barazon gjithçka duke shënuar me kokë pas një harkimi të ardhur nga anësori djathë.

Bayern Munich vazhdon të jetë në vendin e dytë me 13 pikë pas 6 javësh kampionat, ndërkohë Dortmund ka marrë kryesimin e Bundesliga po me 13 pikë por me një ndeshje më pak.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool