Lajme të këqija për Carlo Ancelottin, i cili humbet Arturo Vidal për dy apo tri javë. Mesfushori kilian i Bayern Munih ndjen ende dhimbje në brinjë pas dëmtimit të pësuar gjatë pushimeve.
 
Lojtari është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Champions League, kundër Arsenalit, më 15 shkurt. Në rrezik edhe spanjolli Thiago Alcantara, i cili ka një problem muskular në kofshë.
d.i./Shqiptarja.com