​BE thirrje Kosovës: Formoni
sa më parë institucionet

​BE thirrje Kosovës: Formoni<br />sa më parë institucionet
Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë “sa më parë që të jetë e mundur”.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.

“Të gjitha këto janë kërkesa thelbësore për Kosovën për të përparuar në agjendën e saj evropiane”, shtoi Kocijançiç.

Kosova nuk ka arritur ende të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. rel/

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre