​Belshi me rrugët copë Banorët:
Na shpëtoni nga izolimi!

​Belshi me rrugët copë Banorët:<br />Na shpëtoni nga izolimi!
Më shpejt përshkrohet me makinë distanca Tiranë-Elbasan sesa Elbasan-Belsh. Rruga prej prej disa kilometrash mban gati në izolim disa mijëra banorë në zonën e Dumresë.

Ndërsa natyra është treguar bujare me 85 liqene natyrore dhe prodhime bujqësore bio të pafundme nga vreshtaria deri në blegtori, dorëlëshuar po tregohet dhe Qeveria, pasi në planet e saj është Bashkia Belsh në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane. Qyteza në brendësi po i nënshtrohet rikonstruksionit total dhe pritet ta rikthejë Belëshin në atraksion turistik, por banorët shprehin shqetësim se mungon infrastruktura rrugore që të çon drejt zonës urbane.

Projekti edhe pse i mirëpritur nuk i gëzon aspak banorët pasi për të shkuar në Belsh rrugët kanë gropa të madhësive sa mund të përpijnë një makinë.

‘’Sa herë kemi kërkuar nuik është bërë asnjë lloj investimi, sidomos në këtë rrugën tonë’’është shprehur një banor. 

Janë më pak se 12 kilometër rrugë nga Cërriku dhe 33 km nga Elbasani që mbajnë të izoluar mbi 55 mijë banorë të zonës së Dumresë.

Nëse Tiranë-Elbasan një shofer normal me makinë e përshkon deri në 25 minuta, për të shkuar në Belësh duhet më shumë se 1 orë, dhe kjo nëse nisesh nga Elbasani.
Rruga nuk ka parë investime prej vitesh, ndërsa banorët në këtë zonë, drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët i drejtojnë një apel Ministrisë së Transporteve dhe të Financave të ndërhyje për t’i nxjerrë ata nga izolimi.

‘’Pas komunizmit në demokraci, nuk është vënë dorë në këtë rrugë.  Ne jetojmë gjithë ky popull dhe nuk shkojmë dot në shtëpi. Na shkatërrohen makina, nuk ka investim’’ është shprehur një shofer. 

Nga ata mësojmë se kjo rrugë është premtuar në çdo fushatë elektorale për zgjedhje qëndrore apo lokale me premtimin nga politiknatë se do të rikonstruktohej.
Por pas premtimeve 25 vjeçare sot kemi një rrugë në gjendjen që shihni në video dhe foto dhe disa të zgjedhur nga populli në parlament që kanë harruar premtimin që u bënë banorëve.

Distanca Elbasan-Belësh/Sa zgjat udhëtimi
Cërrik–Belësh 11.6 kn distancë 25 min
Elbasan–Belësh 32.4 km 49 min

[gallery]19805[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike