​Berisha ‘përgjon’ Ramën e Majkon
Foto ‘pikante’ nga Parlamenti

​Berisha ‘përgjon’ Ramën e Majkon<br />Foto ‘pikante’ nga Parlamenti
U tha e çfarë nuk u tha dje në Parlament ku për një orë dominoi protesta e PD që tentoi bllokimin e seancës.  Por pertej sherrit qe pane te gjithe live, ishin disa momente qe pak kush i vuri re. Nga fotot e LSA, vihet re ky cast kur Berisha ben nje sjellje tepër kurioze ndaj bisedës që po bën Rama i ulur pranë Majkos në mes të sallës së parlamentit.

Nuk dihet nëse deputetit demokrat i ka zënë veshi ndonjë urim që Rama i ka bërë Pandit për ditëlindjen që ai kishte dy ditë më parë, por pavarësisht kërshërisë, biseda mes dy politikanëve ka vijuar e qetë.

Ndër foto te tjera bie në sy kryeministri Rama i bezdisur nga situata që u krijua në parlament. Nuk ka ngurruar tia beje me shenje dhe Valentina Leskajt, nenkryetare e Kuvendit se ciles i ka kerkiar qe te vere qetesi ne salle, por ajo duket se i thote me doren drejtuar nga krahu i djathte se, 'keta jane te pandreqshem'. Pas replikave me Ramen nga podiumi i parlamentit, Berisha terheq Boden dhe sebashku lexojne online. Pas nuk mbetet Piro Lutaj që dëshmon foto të Berishës ‘komunist’. Ne ipadin e Lutaj shihen dy foto ku Berisha ndodhet përkrah me njerëz të udhëheqjes së Partinë të Punës. Per me shume nga seanca dje ne parlament, shihni fotot. 

[gallery]19720[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda